Një tjetër tërmet ka goditur Janinën, në Greqi. Fillimisht ka pasur lëkundje me magnitudë 4,3 ballë rreth orës 22:00.

Thellësi e tij ishte 5 km dhe epiqendra 29 km në veriperëndim të Janinës. Më pas gjatë orës 03: 34 është ndijerë një tjetër lëkundje me magnitudë 2.3 ballë. Lëkundje ka pasur edhe në zonën e Tiranës, rreth orës 05: 34 me po të njëjtën magnitudë, 2.3 ballë. Ekspertët thonë se aktiviteti sizmik në zonën e Ballkanit po ç’tensionohet gradualisht, por ende ngurrojnë të përjashtojnë krejtësisht mundësinë e një tërmeti të fuqishëm. Kreu i Shërbimit Kombëtar antisizmik në Greqi, Eftimios Lekas, deklaroi se nga tërmeti i të shtunës janë shënuar më shumë se 200 lëkundje metasizmike, disa prej të cilave me magnitudë të lartë. Një tjetër sizmolog i njohur grek, Kostas Papazahos, vërejti se zona e stimuluar është shumë më e madhe në raport me 5,3 ballët e tërmetit të së shtunës. Sipas tij, “kjo do të thotë që potencialisht, kjo vatër mund të japë një tërmet më të madh”.

Artikulli paraprakSHBA-BRITANI: MBËSHTETJE E DOBËT PËR NDËRHYRJE USHTARAKE NË SIRI
Artikulli tjetërSEKTORI I PESHKIMIT NË DURRËS ËSHTË I PARALIZUAR