Dy makina janë dëmtuar plotësisht nga tërmeti që përfshiu vendin pak minuta më parë si pasojë e shembjes së murit anësor të fakultetit të Inxhinierisë dhe Gjeologjikut.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbërritur në Spitalin e Traumës në kryeqytet për të parë gjendjen e personave të lënduar nga tërmeti.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën e tërmetit në vend. Ministria njofton se të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve.

“Pas lëkundjeve të tërmetit të rënë pak minuta më parë, Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve që mund të paraqesin nevoja shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Urgjenca Kombëtare ftojnë këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr telefonit 127”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, lëkundje janë ndjerë edhe në stadiumin e kryeqytetit, “Selman Stërmasi”, i cili ka pësuar edhe çarja të mureve.

Në momentin që u dëgjuan lëkundjet e tërmetit, në stadium po luhej takimi i javës së pestë të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Bylisit, i mbyllur në barazim 1-1.

Tek shkembi i Kavajes,termeti ka sjelle shkeputjen e nje pjese te shkembit duke shtuar panikun,kjo dhe nga rete e medha te pluhurit qe ka sjelle kjo shkeputje.

Artikulli paraprakTËRMET I FUQISHËM NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërKËSHILLA SI DUHET TË VEPROJMË KUR NDODH NJË TËRMET I FUQISHËM