Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar për tërmetin që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në vend.

Peleshi thekson se sipas IGJEUM, magnituta e tërmetit ka qenë 4.5 ballë të shkallës rihter, ndërsa epiqendra e saj ishte 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit. Sipas Peleshit nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale, mirëpo strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës.

Postimi i Peleshit:

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme, sipas IGJEUM kanë pasur magnitudë 4.5 Richter, janë regjistruar 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi. Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale.

Strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës!

 

Artikulli paraprakNIS SOT VITI I RI AKADEMIK, PAS MË SHUMË SE NJË VITI ONLINE STUDENTËT RIKTHEHEN NË AUDITORË! KUSHT VAKSINIMI OSE TESTI PCR
Artikulli tjetërZGJEDHJET LOKALE NË KOSOVË, 21 KOMUNA SHKOJNË NË BALOTAZH, 17 ZGJEDHIN KRYETARËT E RINJ