Sërish lëkundje tërmeti në qendër të Italisë, raportojnë këtë mëngjes mediat italiane.

Mes lokaliteteve Amatriçe dhe Akumoli, të prekura nga tërmeti i rëndë i ditëve më parë, janë verifikuar dy të reja, 3.5 dhe 3.2 ballë, përkatësisht në orët 23:36 të së hënës dhe 02:18 të së martës. Ndërkohë, një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar 49 minuta pas mesnate, në afërsi të lokalitetit Preçi, në Peruxha. Për momentin nuk ka raportime për shembje të reja apo të lënduar.

Artikulli paraprakNJË TJETËR RAS KORRUPSIONI NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, KUJDES NGA RRUFETË DHE STUHITË