Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një bashkëbisedim me gjimnazistët e shkollës ‘Gjergj Canco’ foli për situatën e Bashkisë Tiranë dhe programin e PL-së.

Gjatë fjalës së tij, Meta undal te deklarata e kryeministrit Edi Rama për dhënien e 5 mijë lekëve lëmoshë për pensionistët, duke argumentuar se qëllimi është blerja e votës, pasi më 14 maj do të mbahen zgjedhjet lokale.

“Tani u kujtua për pensionistët ai, para zgjedhjeve. Në dhjetor arkëtoi 400 mln euro si rezultat i rritjes së çmimeve. Në vend që t’ua kthente pensionistëve studentëve, këto para ua dha klientëve të vetë për qëllime korrupsioni dhe luksi. Besoj se me Belind Këlliçin si kryetar Bashkie do jetë tjetër transparencë. Një mbledhje këshilli nuk është zhvilluar në katër vjet. Investimet kanë qenë në rënie në Bashkinë e Tiranës”, tha Meta.

Artikulli paraprakRAMA TAKIM ME PËRFAQËSUESIN E BANKËS BOTËRORE PËR SITUATËN EKONOMIKE
Artikulli tjetërRAMA: S’KA ÇELËS MAGJIK PËR TË FRENUAR LARGIMET, ËSHTË ‘TREND’ I KOHËS! VERONA, RAJONI MË I PASUR I ITALISË, VUAN PËR MJEKË