Maturantët i janë nënshtruar provimit të fundit të maturës shtetërore që është lënda me zgjedhje. Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadia thotë se në këtë provim të fundit shkalla e vështirësisë është më e madhe.

Biologjia dhe kimia janë lëndët me zgjedhje më të kërkuarat nga maturantët shprehet drejtorja e ZVA Kadia për shkak se degët e mjekësisë janë ndër më të preferuarat nga ana e tyre përsa i përket studimeve të larta.

Rezultatet nga provimet e mëparshme të maturës shtetërore kanë dalë për momentin vetëm për gjuhët e huaja anglisht dhe italisht që janë në Shkodër ndërsa në këtë provim të parë shkollat private vijojnë që të kenë nota më të mira se shkollat publike.

Brenda ditëve të para të muajit korrik pritet që të dalin edhe rezultatet e provimeve të tjera të maturës shtetërore në Shkodër dhe gjithë vendin.

Artikulli paraprakDEKLARATAT E TONIN GJURAJ, REAGON REKTORJA NË DETYRË E UNIVERSITETIT TË SHKODRËS RAJMONDA KËÇIRA
Artikulli tjetërGARA PËR REKTOR, GJURAJ: ABSURDE QË NUK SHPALLEM FITUES