Rruga në lagjen ’10 Korriku’ në qytetin e Vlorës, është bllokuar duke mos lejuar kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
Në zonë është gjetur një një sasi e dyshimtë si lëndë plasëse, në rrugë. Dyshohet se ajo ishte vendosur në një automjet dhe ka rënë përgjatë lëvizjes së tij në zonë.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e saj.