Prurjet e ujit kanë vërshuar në banesat e tyre duke I detyruar ato të largohen drejt vendeve të tjera. Bashkia Shkodër ju erdhi në ndihmë atyre dhe I strehoi të gjithë në konviktin Arben Broci.
Për rreth dy javë banorët e zonave të përmbytura kanë qëndruar në ambientet e këtij të fundit. Femije gra dhe burra kanë kanë kaluar ditë dhe netë të shqetësuar për dëmet që uji ka shkaktuar në pronat e tyre.
Por megjithatë nuk ju ka munguar kujdesi, ushqimi dhe as ndihmat nga bashkia.Më në fund mëngjesin e kësaj të premte, të gjithë janë drejtuar shtëpive të tyre.
Siç duket situata është normalizuar disi tashmë.Ndërkohë vlen të përmendet fakti se institucionet përgjegjëse po punojnë për dezinfektimin e banesave të tyre, por dhe ndihmat për ujë të pijshëm dhe bazë ushqimore nuk do të mungojnë derisa gjithçka të kthehet si më parë.
Ndonëse dëmet, në tokat bujqësore dhe në pronat e tyre nuk mund të shmangen, ajo çka këtyre banorëve ju mbetet është të shpresojnë për dëmshpërblimet që me të drejtë ju takojnë.