Përfitimet që vijnë nga konsumi i lëngut të domates i atribuohen vitaminave dhe minerale që ofron vetë domatja. Nga të gjithë ushqyesit që ofron ajo, mund të veçojmë likopenin, një antioksidant i fuqishëm që parandalon një sërë sëmundjesh.

Ju listojmë më poshtë të gjitha vlerat dhe përfitimet nga konsumimi i lëngut të domates herët në mëngjes.

Përse Duhet Nisur Dita Me Lëng Domateje?

Antioksidantët

Domatet ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat dhe lëngjet e akumuluara në trup të cilat ju bëjnë të ndiheni të lodhur e të rënduar. Ato aktivizojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të eliminoni yndyrnat. Nëse e pini lëngun e domatesh rregullisht në mëngjes bashkë me një vakt të shëndetshëm do të jeni më të shëndetshëm.

Kundër Konstipacionit

Një nga mënyrat më të mira për të luftuar konstipacionin është të nisni ditën me lëngun e domates që stimulon sistemin tretës. Domatet janë të pasura me fibër dhe nëse lëngun e tyre e konsumoni rregullisht do të zgjidhni problemin e konstipacionit.

Për Shëndetin E Zemrës

Enzimat dhe mineralet tek domatet ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe të pastrojnë qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë ato parandalojnë mpiksjen e gjakut. Lëngu i domates është efikas edhe për diabetikët sepse mban nën kontroll sheqerin në gjak.

Sistemi Imunitar

Lëngu i domates duhet pirë rregllisht në mëngjes për të forcuar sistemin imunitar. Domatet janë të pasura me vitaminat C, A B, D dhe K. Ato përmbajnë gjithashtu antioksidantë, kalium, kalçium, fosfor, hekur dhe sodium. Kjo e bën këtë lëng ideal për sistemin tuaj mbrojtës.

Për Lëkurën

Lëngu i domates është sinonim i një lëkure të bukur, të pastër dhe rinore. Antioksidantët tek domatja largojnë papastërtitë dhe e ushqejnë lëkurën duke i dhënë asaj freski dhe rini.

Kundër Dhimbjeve Të Artritit

Lëngu i domates është aq i pasur me vitamina dhe minerale sa rekomandohet të konsumohet edhe kundër dhimbjeve të artritit. Për të zbutur këto dhimbje, lëngun e domates duhet ta pini çdo ditë. Këshillohet se lëngu i domates duhet të jetë i freskët dhe jo i paketuar që zakonisht është i mbushur me substanca të dëmshme./AgroWeb

Artikulli paraprakSTAR TREND – VLLAZNIA ATLETIKE – 22.04.2021
Artikulli tjetërKTHJELLIME GJATË DITËS DHE RESHJE SHIU GJATË NATËS, SI DO JETË MOTI PËR SOT