Kërkesat e vazhdueshme të banorëve për ndërhyrje dhe rikonstruktimin e 2 km rrugë që lidhin fshatin Vukatanë me qendrën e Njësisë Administrative Gur i Zi, nuk po merren parasysh.

Amortizimi i vazhdueshëm gjatë 2 viteve të fundit e bën të vështirë lëvizjen. Banorët e zonës, fermerët që vijnë në qytet dhe shoferët e furgonëve të linjës përballen çdo ditë me gropat e shumta të krijuara. Përkundër gropave me ujë që ishin të pranishme gjatë gjithë stinës së dimrit, tashmë në stinën e nxehtë pluhuri është kthyer në shqetësim I vazhdueshëm. Bllokimi I kanaleve të kullimit mbetet një tjetër nevojë për zonën. Një pjesë e tyre janë kthyer në vende për grumbullimin e mbetjeve. Bimësia nga ana tjetër ka bllokuar pjesërisht këto hapësira.

Artikulli paraprakRAMA MESAZH SHQIPËTARËVE, PËR 25 QERSHORIN
Artikulli tjetërFORUMI PËR SHKËMBIMIN E IDEVE