Fshati turistik i Lëpushës nga data 1 deri më 3 tetor do të ketë edicionin e parë të “N’Altitudë Festival” i cili do të ketë sported malore, lojëra, kulturën, traditën, ushqimin e zonës si dhe muzikë e argëtim pafund. Ky aktivitetqë do të zhvillohet për herë të parë u prezantua nga GIZ Albania dhe është një financim i qeverisë gjermane.

Dhurata Gazulli, këshilltare për turizmin e GIZ Albania u shpreh se “N’Altitudë Festival” do të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të turizmit jo vetëm në Lëpushë por gjithë zonën e Kelmendit dhe Malësisë së Madhe.

Administratori i Njësisë Kelmend në Malësinë e Madhe Lavdimir Tata tha se aktiviteti “N’Altitudë Festival” është një mundësi e mirë për të gjithë banorët dhe bujtinat që të tregojnë një performancë sa më pozitive për të mikëpritur turistët e huaj dhe pushuesit vendas.

Pjesëmarrësit në “N’Altitudë Festival” në Lëpushë do të kenë mundësinë të zgjedhin mes një sërë aktivitetesh si hiking, mountain biking, climbing, yoga, horse riding, paratrike, lojëra, etj. Festivali synon të kontribuojë për një turizëm të qëndrueshëm në Shqipërinë e veriut, një rajon i cili njihet nga turistët vendas dhe të huaj për bukurinë e tij unike, natyrën e egër dhe traditat e vjetra.

Qëllimi është të mbështesë komunitetin lokal, duke gjeneruar të ardhura përmes promovimit të rajonit gjatë ditëve të festivalit dhe lidhjes tij me operatorët turistikë shqiptarë dhe tregun e turizmit në natyrë për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT KËRKOJNË RRUGË DHE RRJET TË UJËSJELLËSIT
Artikulli tjetërNË PRANGA MJEKËT QË OPERUAN TË RIUN E PLAGOSUR NË VELIPOJË