Instituti Italian i tregtisë ka nisur një tur takimesh me biznesin fason në Shqipëri. Ndalesa e radhës ishte në Shkodër në konsullatën italiane teksa biznesmenët treguan se vitet e fundit ka një rënie duke dhënë edhe shkaqet.  

Prefekti Paulin Radovani njëkohësh edhe pjesë e biznesit fason në Shkodër foli mbi vështirësitë dhe kërkoi ndihmë nga kooperacioni Italian. Gjergj Gjika, kryetar i shoqatës së fasonëve për Shqipërinë dha shifra të frikshme duke thënë se mesatarja e pagës për një punëtor është 600 euro në vit. Gabriela Lombardi e Institutit italian të tregtisë tha se Shqipëria është një pjesë e rëndësishme dhe që do japë mbështetje për biznesin fason.

Artikulli paraprakNdalohet një shtetas për vjedhje
Artikulli tjetërGODITET ME THIKË 39 VJEÇARI NË SHKODËR