DREJTORI I KONTROLLIT TATIMOR I PËRGJIGJET KREUT TË PD ÇOBAJ. Drejtoria rajonale e tatimeve i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike e cila pretendon se kjo drejtori po ushtron presion në subjekte të ndryshme në prag të zgjedhjeve elektorale. Drejtori i kontrollit tatimor Pal Lera thotë se akuzat nuk qëndrojnë dhe se ky institucion vetëm zbaton ligjin.
Drejtori Lera thotë se partitë politike duhet të denoncojnë nëse kanë fakte për abuzime apo shkelje të ligjit nga ana e drejtorisë rajonale të tatimeve. Një ditë më parë kryetari i PD Shkodër Ramiz Çobaj gjatë një takimi në komunën Ana e Malit tha se drejtoria rajonale e tatimeve po ushtron presione, akuzë të cilën e hodhi poshtë drejtori kontrollit tatimor.