Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vizitoi sërish në Shkodrën. I shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ai është takuar me përfaqësues të prefekturës së Qarkut Shkodër.

Në përfundim, ministri u shpreh se takimi u zhvillua për t’i dhënë Shkodrës dhe qytetarëve të saj sigurinë maksimale të kërkuar: “Jemi këtu për të mbajtur angazhimin tonë për t’i dhënë vëmendjen maksimale Shkodrës dhe sigurisë së qytetarëve të saj”.

Lleshaj e Veliu u pritën nga prefekti i ri i qarkut Shkodër, Valdrin Pjetri, ku në fokus të takimeve ishin ngjarjet e fundit kriminale dhe ecuria e hetimeve për zbardhjen e tyre.

Lleshaj: Jemi këtu për të mbajtur angazhimin tonë për ti dhënë vëmendje maksimale Shkodrës dhe sigurisë qytetarë të saj.

Ndërkohë edhe prefekti i Shkodrës Valdrin Pjetri dha detaje të tjera nga takimi.

Pjetri: Takimi i sotëm në zyrën e prefektit është fokusuar në punën që qeveria shqiptare do të zhvillojë në qarkun e Shkodrës. Bëhet fjalë për një vëmendje të shtuar në qarkun tonë dhe detajet e tjera besoj se i shprehu qartë ministri Lleshaj.

Ishte ministri, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtori i qarkut dhe një sërë aktorësh doganash, tatimesh. Bëhet fajël për mbarëvajtje të punës tonë në vijim. Këtu përfshihet edhe sezoni turistik në vijim, që është duke trokitur dhe zyra jonë ka filluar marrjen e masave, në mënyrë që t’i lehtësohet jeta shkodranëve, banorëve të qarkut tonë, por edhe të ardhurve.

I pyetur për kërcënimin që i është bërë trajnerit të Vllaznisë, Agim Canaj, Pjetri shtoi se nuk ka fare dijeni.
Pjetri: Jo nuk është diskutuar, nuk kemi diçka zyrtare akoma për këtë.
Pjetri: Nuk kemi ende dijeni, nuk e dimë nëse Policia e Shtetit e ka këtë informacion.

Kjo është vizita e 3 e Sandër Lleshajt brenda disa ditësh, që prej vrasjes së dy vëllezërve, Astrit dhe Brahim Balili.
Pas kësaj ngjarje, në Shkodër pati edhe disa ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë.

Artikulli paraprakIU GJET DROGË NË BANESË, ARRESTOHEN NJË ÇIFT SHQIPTARËSH DHE NJË GREKE
Artikulli tjetërPATOZI: PROTESTAT E PD-SË PO SHNDËRROHEN NË NJË ‘ASTIR’ TË DYTË, PERËNDIMI I MBYLLI DYERT BASHËS