DY QEVERITË DUHET TË VAZHDOJNË PROÇESIN E NEGOCIATAVE. Hapja e kapitujve të parë negociues të Serbisë për anëtarësimin në BE është qëllim parësor, por suksesi dhe shpejtësia e zhvillimit varet nga vetë Serbia.”
Kjo është deklarata e drejtuesit të Këshillit të Ministrave të BE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme të Letonisë Edgars Rinkeviçs, nën cilësinë e kryesimit të Bashkimit Europian. Rinkeviçs, ndërsa ka folur për gazetën e Beogradit “Veçernje novosti” ka vlerësuar se përparimi është çelësi i realizimit të planit veprues në të cilin është shumë i rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën. “Letonia pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në të gjitha nivelet, ashtu siç ka ndodhur me Marrëveshjen e Brukselit në prillin e vitit 2013. Dialogu në nivelin e lartë politik duhet të vazhdojë së shpejti në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Rinkeviçs. Ai ka shtuar se nuk ka ndryshim në pikëpamjet e qëllimit të dialogut dhe se procesi, ashtu si është parashikuar në kornizën negociuese, duhet të sjellë normalizim të gjithanshëm të marrëdhënieve Serbi–Kosovë.