Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka falënderuar politikanët evropianë dhe ata të SHBA-së, pasi i kanë dërguar një letër Bashkimit Evropian për të ndryshuar qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në Facebook, Shehu e quajti veprimin si dobiprurës për Kosovën dhe Rajonin, teksa shton se ajo letër duhet të gjejë përkrahje të gjerë në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Falenderim politikaneve Europiane e te ShBA, qe kane iniciuar ate leter per Kosoven. Nje veprim i qarte politik, realist e dobiprures ne kete situate te veshtire jo vetem per Kosoven, por dhe per Rajonin ai dokument. Ne te vertete eshte nje mesazh konkret, qe duke shprehur vetem te verteten, ndihmon edhe Serbine. Eshte nje dokument qe duhet te gjeje nje perkrahje gjithmone e me te gjere ne Shqiperi, Rajon e me gjere. Pa asnje lekundje me ate duhet te reshtohet politika shqiptare, institucionet tona shterore e Parlamenti.
Te gjithe pa perjashtim.
Une e bera veprimin tim me shume kenaqesi!