Letra e vogëlushes nga Kosova drejtuar presidentit të Serbisë
Alisa Qirezi është 8-vjeçare. Ajo ka lindur një vit pasi Kosova shpalli pavarësinë. Në këtë letër ajo i kërkon presidentit serb Vuçiq që ta pranojë se ata kanë bërë krime në Kosovë. Ajo i thotë presidentit serb se fshehja e fajit është faj. Përshëndetje zotëri Vuçiç: Me këtë letër dua të them se kam dëgjuar se jeni president i Serbisë. Si president ju frikësoheni të pranoni se Kosova nuk ka bërë krim në Serbi por Serbia ka bërë krim në Kosovë, dhe sipas Naim Frashërit kjo quhet fshehje e fajit. Një president nuk duhet të fsheh fajin sepse kur fsheh një faj bën faj më të madh. Për të marrë përgjigjen më të saktë duhet pyetur vetë qytetarët e Kosovës”, shkruan në letrën e saj për Vuçiqin. Këtë letër e ka publikuar edhe ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku. “Alisa Qirezi është 8 vjeçe. Ajo ka lindur një vit pasi Kosova shpalli pavarësinë. Ajo ka lindur të jetë e barabartë, dhe qytetare krenare e republikës së saj. Ajo është e guximshme, e zgjuar, dhe ajo nuk ndjehet e ulët për askënd”, ka shkruar ambasadorja Çitaku. “Dy javë më parë ajo i shkroi një letër presidentit të Serbisë, pasi dëgjoi një deklaratë nga ai në tv. ‘Për të mbuluar krimet është një krim më i madh se vetë krimi’”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.