Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, përmes një posti në rrjetin social Facebook ka shprehur admirim për shtetin e Kosovës si dhe për djemtë e saj, të cilët po burgosen padrejtësisht.

Ai ka shkruar në një moment kur Gjykata Speciale po thërret në pyetje ish-luftëtarët.

“Leter Kosoves. Mbaju mbi gjunjet e plagosur te shekujve pa meshire. Mos kthe koken prapa e mos pyet ku iken netet pa gjum.

Mbaju Kosova martire se ky eshte shekulli yt qe do te marre ne gji si nena femiun e lindur ne male. Mbaju Kosova ime edhe kur te fyejne e djemt ti burgosin naten padrejtesisht pse ti doje lirine e shkelure zogjte te fluturojne lirshem mbi qiellin tend blu.

Mos pyet per asnjerin nga ata, mos pyet per asnjerin nga ne, mos pyet as per mu se harruan te kthehen per festa e harruan deren e kulles me 12 frengji. Ishin duke qendisur flamurin qe te mbulojne shtatin qe te mbulojne krahrorin Kosove ty

Mbaju se keshtu te duan malet e permendoret e lirise e shiqimin hudhe matane vdekjes matane shpreses se jeta nuk kishte kuptim pa liri ty te ka hije burreria e rrudhat ne shekujt ballore ty te ka hije shiu dhe malet mbuluar me bore.

Mbaju dhe ngrite koken larte mbi Sharrin mbi Pashtrikun mbi shekujt plote gjak. Ti sot je ne harte je zot shtepie pret miqte ne konak ke ushtrine tende e vorret roje te Atdheut. Mbaju Kosova ime burrneshe e Skenderbeut! Shkup, 11 Dhjetor 2018″ (sic.), shkruan ai.

Artikulli paraprakPRODHIMI I PATENTAVE, QYTETARËT DO TË NJOFTOHEN ME TELEFON
Artikulli tjetërKLP U KOMPLETUA, PRITET ÇELJA E GARËS PËR KRYEPROKUROR