Një nxënës 15-vjeçar ka shkruar një letër të hapur për pushtetarët dhe qytetarët shqiptarë në lidhje me realitetin disi të zymtë ekonomik në Shqipëri.
Nilidon Pepushaj, Klasa e 9B, shkolla jopublike “Zemra e Krishtit” Shkodër Të mendosh që një letër e tillë, e shkruar me kaq pafajsi dhe ndjenjë vjen nga një nxënës i një shkolle 9vjeçare. Ai shkruan se nëse Steve Jobs do të kishte lindur në Shqipëri, atëherë nuk do të kishte Iphon. Ky është një ilustrim i thjeshtë që tregon se në Shqipëri nuk jepen shanse për të rinjtë e talentuar. Shkodra e shekullit të 21 nuk i ngjan Parisit të po të njëjtit shekull (nuk dua ta krahasoj me Parisin e ca shekujve më parë). Shtetet që sot kanë vëmendje globale shfrytëzojnë në maksimum mundësitë për të qenë më të mirët. Sikur kjo të ndodhte në atdheun tim, besoj se qyteti më premtues do të ishte Shkodra, gjë të cilën nuk e them vetëm se jam vendas, fakt për të cilin jam i lumtur, por e sugjeroj, sepse shoh që në krahasim me qytetet e tjera jo vetëm shqiptare, Shkodra ime është vendi më i përshtatshëm, jo vetëm për të banuar për shkak të ajrit shumë të pastër që vjen nga mali e nga pemët, ushqimit të shëndetshëm që prodhohet në shumë dritë e rreze dielli e ujit kristal, por për burime e faktorë të tjerë, të cilët të bashkuar në këtë qytet, do të krijonin parajsën mbi tokë.
Ku qëndron dallimi mes Shkodrës e Parisit?
Janë të shumta, të prekshme, por kjo nuk është pyetja e duhur, pasi këto dallime krijohen nga njerëzit. E pse ka ngjarë kështu? Disa thonë se arsyeja është se jetojnë në Shkodër e po të banonin në Paris do të ndryshonin. Unë nuk mund të bindem. Nuk është Parisi ai që ndryshoi gjërat, I ndryshuan banorët e tij. Shkodra, ashtu si Parisi, nuk flet, nuk edukon asnjeri as keq as mirë. Guxoj të gjykoj se Shkodra mëmë na jep mundësi të mëdha dhe rinia nuk duhet të largohet drej rrugëve pa rrugë të botës që e prêt ftohtë? jemi si amfiteatër natyror i rrethuar nga malet, kemi ujin më të mirë në Botë, ajri i pastër për shkak të shumë faktorëve të tjerë, toka pjellore, pasuri nëntokësore, ushqimet më të shëndetshme, peisazhe natyrore nga më fantastiket, kafshët, klimë të pakrahasueshme. Çfarë do të donte më shumë një njeri? Fatkeqësisht, jemi ne që i fshehim këto mrekullira nga syri i botës. Interesat personale të liderëve tanë dhe memecllëku ynë bëjnë të vdesin edhe shpirtrat revolucionar, dhe të stepen idetë për zhvillim. Askush nuk na ka faj?! Çfarë ka Sena e Parisit më shumë se Buna e Shkodrës? Asgjë.
Nëse disa prej tyre do realizoheshin, Parisi, Neë Yorku, Londra, Roma etj., do të fshiheshin nga lista e vendeve për tu vizituar, sidomos përballë Shkodrës e Shqipërisë dhe unë nuk do mëndohesha pas dy a tri vitesh t’i them a mos t’i lamtumirë Shkodrës sime, Shqipërisë sime.