Kryeministri Edi Rama mban fjalën në Kuvend:

Ne nuk negociojmë Kushtetutën që sanksionon lirinë e popullit për të zgjedhur dhe detyron partitë të paraqiten nëdatën e caktuar. Nuk negociojmë mandatin që na ka dhënë populli. Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit dhe për ta futur Shqipërinë në një rrugë paqartësie ku dicka mund të ndodhë. Ju siguroj se asgjë nuk mund të ndodhë vec atë që përcakton Kushtetuta. Kam dëgjuar shumë idiotsira për letrën që kemi dërguar si koalicion KQZ-së.

Një letër që nuk synon të detyrojë KQZ që të marrë një vendim unilateral apo me shumicën e saj për të prekur afatet zgjedhore por synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë të këtij koalicioni që deri në fund ti japim mundësi PD-së dhe partive të tjera të hyjnë në zgjedhje. Nuk kishim asnjë motiv të regjistronim koalicionin duke i mbyllur përfundimisht rrugën PD dhe partive të saj. Ne jemi këtu për të konfirmuar edhe një herë atë që kemi shprehur vazhdimisht E kemi bërë për të nxjerrë PD nga një qorrsokak ku nuk e kemi futur ne. Eshtë futur vetë në çadër.

Artikulli paraprakBERISHA: EDI RAMA MË PARË VRET VETEN SE IKËN
Artikulli tjetërMBLIDHET ASAMBLEJA E KF VLLAZNIA