Komisionieri Johannes Hahn ka shprehur një falenderim për shkritmarin Ismail Kadare, i cili një ditë më parë i dërgoi një letër ambasadores së BE në Shqipëri Romana Vlahutin.
“Faleminderit të madhit Ismail Kadare për mbështetjen e ambasadores së BE-së në Shqipëri Vlahutin. BE punon shumë për të gjithë njerëzit në Shqipëri”, shkruan Hahn në faqen e tij në Twitter. Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i ka shkruar një letër nga Parisi ambasadores së BE në Shqipëri Romana Vlahutin, ku thotë se është gati t’i ulet në gjunjë për t’i kërkuar ndjesë. Shkrimtari i madh shkruan se është i tronditur nga fyerjet ndaj ambasadores. Reagimi i shkrimtarit të njohur vjen pas publikimit të një artikulli nga Kastriot Myftaraj, me dt 7 maj në facebook, ku kërcënon dhe fyen ambasadoren e BE në Tiranë.