Vetëm gjysma e matrikujve të nxjerrë në shitje në qarkun e Shkodrës janë blerë nga bletërritësit që posedojnë parqe bletësh.

Më së shumti janë ofruar ata bletërritës që u janë përgjigjur skemave mbështetëse. Specialistët thonë se matrukullimi i parqeve është i domosdoshëm për lëvizjen e zgjojeve por edhe përfitimin nga subvencionet. Gjatë muajve të ardhshëm, të gjitha parqet e bletëve që nuk kanë matrikujt dhe certifikatën veterinare mund të penalizohen. Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar edhe më parë se matrikujt, pasi të merren pranë farmacive bujqësore, duhet të regjistrohen edhe pranë institucionit.

Artikulli paraprakADEMI: 2 MLD E 500 MLN BUXHETI PËR 2017
Artikulli tjetërPËRGJIGJA PËR RADOVIÇ, KRAJA: MALI I ZI PUSHTUES