Janë mbushur 78 vite nga Lëvizja Antikomuniste e Postribës e cila cilësohet si e para në Europë. Në këtë ditë të rëndësishme, Partia Demokratike zhvilloi një ceremoni përkujtimore për të rënët në atë lëvizje. Drejtuesi politik i fushatës elektorale të PD Flamur Noka tha se është momenti që Lëvizja e Postribës të na shërbejë që të ngrihemi kundër këtij regjimi të qeverisë që është i njëjtë me atë të Enver Hoxhës….

Drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodër Luçiano Boçi u shpreh se kjo ditë duhet të na shërbejë si një thirrje për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës…

Deputetja e PD Emilia Koliqi theksoi faktin se procesi për gjetjen e eshtrave të të pushkatuarave në komunizëm po zvarritet nga qeveria aktuale…

Kryengritja e Postribës e vitit 1946 u shtyp me forcë nga regjimi komunist 78 vite më parë ndërsa u pushkatuan 18 persona dhe dhjetra të tjerë u burgosën vetëm se kërkuan lirinë në vend.

Artikulli paraprak1220 VOGËLUSHË NXËNËS NË KLASË TË PARË
Artikulli tjetërMASSAFRA: SHKOLLAT NË RREZIK, MË PAK NXËNËS