Një orë pas të majtëve, në Postribë mbërritën demokratët, pjesë e PD-së të Berishës të cilët po ashtu vendosën kurora me lule në përkujtim të 77 vjetorit të kryengritjes së Postribës. Ish kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia tha se lëvizja e Postribës duhet të jetë një reflektim për të rrëzuar në ditën e sotme qeverinë e bijve komunistë.

Kreu i ish të përndjekurve politik në Shkodër Zenel Drangu u shpreh i zhgënjyer me gjitha partitë politike pasi sipas tij asnjëra nuk ka bërë asgjë për gjetjen e trupave të pushkatuar gjatë komunizmit.

Ish kryetari i ish komunës Postribë Faz Shaba tha se përkujtojnë me krenari 77 vjetorin e lëvizjes së parë antikomuniste në Europë.

Lëvizja e Postribës nisi më 7 shtator 1946 por u shtyp shpejt nga regjimi komunist. Nga bilanci i asaj ngjarje u arrestuan rreth 200 persona prej të cilëve, 33 u pushkatuan pa gjyq, 5 me procese gjyqësore, u vetëvar për të mos u dorëzuar Jup Kazazi, u tortorua deri në vdekje avokati Muzafer Pipa, u dogjën 33 shtëpi si dhe u arratisën 69 persona. Pas viteve ’90 kryengritja e Postribës është përkujtuar për çdo vit.

Artikulli paraprakINCIDENT NË KRYENGRITJEN E POSTRIBËS
Artikulli tjetër5 GODINA TË REJA ARSIMORE NË LEZHË