Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur disa lëvizje pas marrjes së detyrës, ku në vend të tij në krye të Policisë së Tiranës do të jetë Kastriot Skënderi.

Tjetër lëvizje e bujshme është Aida Hajnaj, e cila nga Drejtoreshë e Kufirit është emëruar zv. drejtoreshë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke zëvendësuar Rebani Jaupin, ndërsa vendin e saj e zë Enkeljekd Tosku. Bledar Çeliku, i cili prej 5 ditësh nuk ishte më Drejtor i Policisë së Lezhë tashmë do të jetë në një pozicion të ri, pasi është emëruar drejtor i Njësisë së Task Forcës. Altin Qato nga drejtor i komanduar emërohet drejtor në Policinë e Elbasanit. Kastriot Skënderi- Drejtor i Policisë së Tiranës

Aida Hajnaj- Zv.drejtoreshë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Bledar Çeliku- drejtor i Njësisë së Task Forcës Altin Qato- Drejtor i Policisë së Elbasanit

Artikulli paraprakTENTON TË VRASË DREJTUESIN E FURGONIT, ARRESTOHET 23-VJEÇARI
Artikulli tjetërPADIA PËR SHPIFJE, BALLA PËRBALLË SHKËLZEN BERISHËS NË GJYKATË