Cfarë ndodhi pasi Vllaznia ra nga kategoria ? Në fillim u kërkua ndjesë publike, u gjobitën lojtarët e skuadrës dhe dje administartori klubit Astrit Gjyrezi dha dorheqien.

Pas këtyre zhvillimeve një reagim ka pasur edhe presidentja e KF Vllaznia Voltana Ademi e cila ka publikuar një postim në Facebook.

Ajo bënte me dije se prej dy javësh po zhvillonte një analizë e thellë mbi përgjegjësitë konkrete të gjithsecilit si dhe që ishte ngritur një grup pune sa i përket edhe privatizimit të klubit. Ajo që bie në sy janë emrat e njohur të sportit që shihen në fotot që vetë kryebashkiakja ka publikuar.

Nga sa bëhet me dije tashmë kanë nisur edhe propozimi i emrave për Këshillin e ri. Emrat e propozuar dhe që do të kalojnë për miratim në Asamblenë e përgjithshme të klubit janë ato të Sabah Bizit, Paulin Ndojës, Taip Piraniqit, Fatmir Paçramit, Lazer Matisë, Mhill Shkëmbit dhe Erogen Brajoviç (Vaso).

Megjithatë duhet pritur edhe disa ditë për të parë sesi do të rrjedhin ngjarjet sepse për të nisur funksionimin Këshilli i ri, duhet së pari të japë dorëheqjen ai i vjetri, gjë që deri ka qënë vetëm administartori Astrit Gjyrezi që e ka bërë këtë gjë.

Artikulli paraprakMYFTINIA SHKODËR, NDIHMA PËR PARA DHE TETRAPLEGJIKËT
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI REAGON VETËM NËPËRMJET FACEBOOK