Lëvizje në Prokurori, Biluri në Shkodër, Martini vjen në Tiranë
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur disa lëvizje në Prokurorinë e Përgjithshme. Kosta Biluri, nga shef i Taks Forcës anti korrupsion në Prokurorinë e Përgjithshme, transferohet Prokuror i thjeshtë në Prokurorinë e Shkodrës. Anton Martini, Prokuror i Shkodrës, emërohet pranë Prokurorisë së Krimve të Rënda në Tiranë.