Kjo e hënë ka nisur me lëvizje të shumta në rang Shefash Komisariatesh në disa qytete të Shqipërisë. Kryesisht lëvizjet janë bërë në komisariatet e veriut, Kukës, Tropojë dhe Lezhë.

Konkretisht Agron Kurti i cili deri më parë ka qenë shef Komisariati në Lezhë, është zhvendosur në komisariatin e Kukësit. Ndërs anë Tropojë është emëruar shef komisariati Arjan Dumi. Për sa i përket komisariatit të Lezhës, në krye është emëruar Nik Nikolla.

Nuk dihet arsyeja e këtyre lëvizjeve por nuk është hera e parë që në krye të komisariateve ndërrohen drejtuesit.

Artikulli paraprakSORECA PREZANTON METODOLOGJINË E RE TË ZGJERIMIT: EKSPERTË NGA TË GJITHA VENDET ANËTARË PËR TË PARË ZHVILLIMET E NJË SHTETI KANDIDAT! S’KA MË HEZITIM APO VAGULLSI
Artikulli tjetërPRITET INVESTIMI NË HEKURUDHË, SHKODRA NUK PËRFITON