Panairi i librit në Tiranë, i cili ka hapur dyert këtë të mërkurë, siç duket nuk i ka të kënaqur botuesit. Pavarësisht se një numër i madh veprash artistike dhe jo vetëm janë sjell për publikun, vështirësitë sipas tyre janë të mëdha.

Megjithatë, sipas përkthyesit Sait Saiti ankesat e botuesve nuk janë gjithmonë të mirëqena. Këta të fundit, në mënyrë që të kontrollohen deri në detaje për vështirësitë dhe fitimet që nxjerrin ose jo nga librat kërkohet një organizëm i madh. Ndërkohë përsa i përket lexuesve, sipas Saitit, edhe pse një numër i madh individësh janë tërhequr nga të lexuarit, kjo nuk do të thotë se leximi ëhstë në krizë.

Shumë informacione, artikuj e më gjerë teknologjia na i sjell në një mënyrë më të thjeshtë dhe më të shpejt. Leximi, me hyrjen e teknologjisë në jetën e përditshme të shqiptarëve, siç duket ka kaluar në plan të dytë. Megjithatë, botimet e librave vazhdojnë të mbushin librarit shqiptare me tituj mjaft interesant nga shkrimtarë të huaj dhe shqiptarë.

Artikulli paraprakXHAMIA E PLUMBIT, “E HARRUARA” E MOTEVE
Artikulli tjetërMYFARETE LAZE FITON FESTIVALIN “LULEBORË”