Peshkimi i paligjshem rrezikon riperteritjen e peshkut ne Liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna, megjithese jane shpallur zona te mbrojtura.
Drejtori i organizates se menaxhimit te peshkimit Gezim Lezaj shprehet se pavaresisht perpjekjeve te tyre, indivite te caktuar po peshkojne me mjete te paligjshme si eshte gjeneratori .Cdo dite ne kete liqen shikon varka peshkataresh, thote duke nenvizuar se keto raste jane raportuar edhe ne ministri. Drejtori shprehet se aktualisht jane gati 12 individe te paligjshem. Organizata e Menaxhimit te Peshkimit konfirmon se gjuetia e peshkut ne Liqenin e Shkodres dhe ne lumin e Bunes eshte nje problem evident, problem me te cilin ata ndeshen cdo dite, megjithese perpiqen qe ta parandalojne kete lloj gjuetie, duke bashkepunuar me Inspektoriatin e Peshkimit dhe rojat mjedisore.Ajo cfare dihet eshte se prej kohesh , gjuetia e paligjshme me mjete demtuese te peshkut ne Liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna, ka alarmuar mjaft shoqata mjedisore, te cilat me ane te specialisteve te tyre kane arritur ne perfundimin se kjo menyre peshkimi i bere per vite me radhe, nuk eshte zhdukur akoma as ne ditet e sotme.