176 789 qytetare nga Qarku i Lezhës janë thirrur për të votuar të dielen e 14-majit, për të zgjedhur kryebashkiaket e rinj dhe anëtaret e këshillit në tre bashkitë e këtij qarku.Numrin me të lartë të votuesve e zë Bashkia e Lezhës 90 517 zgjedhes e ndjekur nga Kurbini me 58 574 votues dhe Mirdita me 27 698 votues.Gjatë ditës së shtunë ka vijuar shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit të cilët janë 126 në Lezhë, 74 në Kurbin dhe 48 në Bashkinë Mirditë.

Materialet zgjedhore janë tërhequr nga komisioneret me qëlim që qendrat e votimit të jenë gati në oren 7 të mëngjesit të së dieles, kohë kur hapet dhe proçesi i votimit.Ndërkohë kandidatet dhe partitë politike në Lezhë kanë respektuar heshtjen zgjedhore.

Në garë për Bashkinë Lezhë janë Pjerin Ndreu i Partisë Socialiste dhe Pashk Gjoni i kualicionit opozitar “Bashkë Fitojmë.Ndërsa në Mirditë garojnë Majlinda Cara e Partisë Socialiste, ndërsa opozita garon me Behar Haxhiun.Në Mirditë janë në garë Ndrec Dedaj i Partisë Socialiste dhe Albert Mëlyshi i kualicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”

Artikulli paraprakFLUKS I LARTË TURISTËSH NË SHQIPËRI PËR 3 MUJORIN E PARË TË 2023, RRITET ME 54% KRAHASUAR ME PARA PANDEMISË! VENDI I TRETË NË BOTË
Artikulli tjetërKONCERTI “PRANDVERË ME KANGË”