Kjo pamje është zakonte në Lezhë përgjatë verës. Ndonëse kemi hyre në javen e fundit të muajit gusht, trafiku vijon të jetë i rënduar.Fluksi i lartë i automjeteve që përshkojnë superstradën shkakton kaos në lëvizje.

Segmentet më problematike janë superstrada Milot-Balldre.Janë afro 20 kilometra rruge që drejtuesit e mjeteve detyrohen ta bëjnë për mbi 2 orë e gjysmë. Trafiku i rënduar vijon të jetë prezent edhe në rruget e brendshme të qytetit të Lezhës, ndërsa më problematike janë orët e para të mëngjesit dhe ato të pasdites.I gjithë qytetit bllokohet nga fluksi i lartë i automjeteve.

Nga ana tjeter policia rrugore vijon të jetë prezente në kryqezimet më problematike, duke orjentuar drejtuesit e automjteve që të përdorin dhe rruget dytësore me qëllim lehtësimin sadopak të qarkullimit rrugor.Kjo situatë pritet ti shoqëroje rruget e rajonit të Lezhës deri në ditet e para të muajit shtator kur dhe nis largimi emigranteve dhe pushuesve që kanë zgjedhur plazhet e Lezhës për të pushuar.

Artikulli paraprakKOMUNISTËT: KTHENI 5 HERONJTË NË QENDËR
Artikulli tjetërPRANGA 1 SHTETAS, PROÇEDOHEN 3 TË TJERË