Dronet dhe denoncimet identifikuan rreth 20 mije rrenje kanabis gjate dy muajve te fundit ne Qarkun e Lezhes ne 20 operacione te ndryshme, por dyshimet jane se sasi edhe me te medha gjenden ende te kultivuara. Parcelat me kanabis apo serat u zbuluan jo vetem ne zonat malore, por edhe ne zona te banuara apo ne fusha. Per cudi, nga nje “toke e paster” qe konsiderohej me pare, Lezha eshte kthyer ne toke prodhuese per lendet narkotike.

Per kete arsye, sepse deklaroi para policise se droga mbidhej ngado dhe ajo mbrohej prej policise, ish Prefektin e Lezhës Gjok Jaku e detyruan të japë doreheqjen.Ne fakt deklaratat e tij po faktohen. Kanabisi gjendet gjithandej dhe ne disa raste lehtesisht e identifikueshme.

Ndoshta 25 mije rrenje kanabis konsiderohen sasi e vogel per nje qark te vogel si Lezha, por nje gje eshte faktike, kultivimi vazhdon.

Artikulli paraprakBRAKTISET PLAZHI FUNDOR I KUNES
Artikulli tjetërTENORI RAME LAHAJ KONCERT NË ULQIN