Rajoni i Lezhës është kthyer në një destinacion mjaft të pëlqyer edhe për turistet të cilët udhetojnë me kampera.Teksa kemi hyre në stinen e vjeshtës, numri i turisteve me rulota është mjaft i lartë, ndërsa pikat më të pëlqyera për të qëndruar janë zona bregdetare e Kunës dhe Zadrima.Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, turistet thonë se Lezha të ofron shumë dhe është një mundësi e mire eksplorimi gjatë gjithë vitit.Ata vlersojnë maksimalisht bukuritë e kësaj zone dhe mikërpritjen e vendasve.
Krahas bregdetit, Lezha është mjaft tërheqese dhe për kulturen, historinë dhe gastronominë, duke ofruar në këtë mënyre turizem gjithvjetor, ndërsa numri i vizitoreve vendas dhe të huaj është gjithnjë në rritje.