Teksa reshjet e shiut janë prezente prej javesh ku nuk kanë munguar as problematikat, referuar parashikimeve Lezha pritet të përballet me një dimer të vështire. Paralajmërimi ka ardhur nga Prefekti Gjergj Prendi, gjatë takimit të Komisionit të Mbrojtjes Civile në Bashkinë Lezhë, për planifikimin dhe marrjen e masave për përballimin të situatave që mund të krijohen. Në fjalën e tij para përfaqësuesve të institucioneve lokale, prefekti Prendi kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktoreve në raste emergjencash.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Fation Zefi ju kërkoi Njesive Administrative që të identifikojnë të gjitha problematikat sa i përket emergjencave civile me qëllim që të parashikohet buxheti dhe të ndërhyhet në kohë në zgjidhjen e tyre.

Referuar dhe eksperiencave të viteve të shkuara Lezha është ndër zonat me të rriskuara nga përmbytjet ndaj dhe vëmendja më e madhe e autoriteteve do të jetë e përqendruar në këtë bashki për përballimin e çdo situate që mund të krijohet.Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare gjatë viteve të fundit janë pastruar rreth 500 km kanale kulluese, por problem mbetet dëmtimi i pritave malore çka sjell vërshim të ujerave kur ka reshje të dendura shiu.

Artikulli paraprakATMOSFERA E FESTAVE NË LEZHË
Artikulli tjetërFESTIVALI I HUMORIT SJELL YJET E SKENËS