Muzike, interpretime, valle dhe lojëra të ndryshme.Në këtë mënyre u festua Dita e Veres në Lezhë.Protagoniste të festes u bënë grupe të ndryshme artistike dhe fëmije të shkollave të qytetit, të cilët përmes përformances së tyre tërhoqen vemendjen e shumë qytetareve të cilët kishin mbushur ambjetin përreth memorialit të Gjergj Kastriotit.Teksa uruan Diten e Veres qytetare dhe artiste thonë se aktivitet e organizuara i kanë përmbushur në maksimum pritshmeritë e tyre.

Drejtori i Kultures dhe Turizmit në Bashkinë Lezhë Renaldo Xhanaj thotë se Dita e Verës është kthyer në një traditë të bukur edhe për Lezhën, duke u festuar në mënyra të veçantë vit pas vitit.

Pjesë e aktiviteteve për diten e Veres ishte dhe ekspozita e piktures me autor krijuesit e vegjel lezhjanë të cilët përmes penes së tyre paraqiten simboliken e kësaj feste, ndërsa veprimtaritë për 14-marsin në Lezhë vijuan gjatë gjithë paraditës të së martes.

 

Artikulli paraprakRRUGA E DUKAGJINIT, PROTESTUESIT TAKOHEN ME INSTITUCIONE
Artikulli tjetërBISEDIMET PËR DIALOGUN, ESCOBAR KËTË JAVË VIZITË NË KOSOVË DHE SERBI