Institucionet arsimore në Lezhë do të jenë gati per vitin e ri shkollor, i cili do të nis të hënen e 11 shtatorit. Prej disa javësh po punohet për riparimin dhe lyerjen e shkollave dhe kopshteve. Dy prej tyre janë rikonstruktuar plotësisht dhe do të hapin dyert këtë vit shkollor. Zëvendës kryetarja e Bashkisë Lezhë Eueda Molla thotë se po bëhen ndërhyrjet e fundit dhe të gjitha institucionet arsimore do t’i presin nxënësit me kushte bashkëkohore.
Në territorin e Bashkisë Lezhë janë gjithsej 54 institucione arsimore shumë prej të cilave të amortizuara për shkak të vjetërsisë, por me ndërhyrjet e realizuara janë rikthyer në normalitet dhe kushte optimale për zhvillimin pa probleme të proçesit mësimor.