Turistet që vizitojnë Lezhën do ta kenë më te lehtë për ta njohur dhe eksploruar këtë rajon me potencial të jashtëzakonshem turistik.Falë mbështetjes së bashkisë janë certifikuar dhjetë udhërrëfyesit e parë, të cilët tashmë janë të gatshem për të shërbyer në sektorin e turizimit.Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se udherrëfyesit ishin domosdoshmeri, për tju ardhur në ndihmë turisteve që të njohin dhe prekin nga afer gjithçka ofron kjo zonë.

Pas certifikimit, udhërrëfyesit turistik thonë se kjo është një nxitje për të qenë në shërbim të turisteve të cilët janë të shumtë në Lezhë në çdo stinë te vitit.

Mungesa e udhërrëfyesve ishte një mangesi për turizmin në Lezhë, duke bërë që turistet të largoheshin pa e njohur dhe eksploruar këtë rajon plotësisht.

Artikulli paraprakPROBLEMET NË SISTEMET E IT-SË NUK PREKIN AEROPORTIN “NËNË TEREZA”, POR MUND TË KETË NDRYSHIME PËR SHKAK TË NDËRPRERJEVE NË AEROPORTET E TJERA
Artikulli tjetërPD SHKODËR KUNDRA KULLËS: QYTETARË BASHKOHUNI ME NE