Me shumice votash Këshilli Bashkiak i Lezhës, miratoi buxhetin e vitit 2023 i cili kap vleren e 16.5 miliard lekëve të vjetra.34% e buxhetit është parashikuar të shkojë për investime kryesisht në zonat rurale si dhe do shlyhet përfundimisht borxhi i trasheguar me vleren e 4.6 miliard lekeve.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu u shpreh se mire menaxhimi i të ardhurave dhe ulja e shpenzimeve të panevojshmë është reflektuar pozitivisht tek treguesit financiar dhe investimet e kryera gjatë tre viteve të fundit.

Buxheti i vitit 2023 në Bashkinë Lezhë i cili është më i madhi i të gjitha viteve, garanton dhe vazhdimin e puneve të nisura në Turizem, bujqesi, shërbimin social për shtresat në nevojë, sportin, artin kulturen dhe jeten artistike.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON 3-2 MIQËSOREN ME VELEÇIKUN
Artikulli tjetërBORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA, ULET NAFTA DHE BENZINA. JA ME SA DO TË SHITEN KARBURANTET NË VEND