Me shumicë votash përfshire dhe të disa përfaqësuesve të opozitës, Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi buxhetin e vitit 2025, i cili kap vleren e 22.7 miliard lek te vjetra ku 42.3 % do të shkojë për investime publike, 29% per paga dhe 28.7 për mallra dhe shërbime. Duke folur para këshilltareve, Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu e konsideroi buxhetin si më të madhin në historinë e kësaj njesie vendore i cili vjen për herë te parë më zero borxhe të mbartura.
Nga ana tjeter përfaqesuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak, thanë se ky buxhet nuk refleton problemet kryesore të banoreve të Lezhës.
Me buxhetin e vitit 2025 është parashikuar rehabilitimi i 37 km rruge, 51 akse urbane në qytetin e Lezhës dhe 33 në Njesite Adminsitrative si dhe rikonstruksionin e 39 ambjente kopeshtesh për femijët në zonat rurale. Po ashtu me këtë buxhet do të zgjidhet dhe çeshtja e familjeve të pastreha nga tërmeti, ndriçimi rural dhe menaxhimin e mbetjeve me ndarjen e tyre në burim.