Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në Lezhë.I gjithë qyteti është veshur me dekorin festiv, ndërsa ndezja e dritave u bë përmes një ceremonie të veçante në lulishten para memorialit të “Gjergj Kastriotit”
Pjesë e festës u bënë dhjetra qytetar mes të cileve dhe shumë fëmijeve të cilët sfiduan motin me shi dhe ju gëzuan atmosferes së krijuar. Teksa uroj festat e fundivitit kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, tha se shumë shpejt ky qytet do të jetë me i bukur.
Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita shumëngjyreshe të shoqëron në të gjithë qytetin, ndërsa qendra e festimeve do të jetë zona pranë memorialit të Skëndërbeut ku gjatë gjithë muajit dhjetor janë planifikuar të organizohen njësërë aktivitetesh.