Pas Shkodres, grupi i xhirimit i emisionit të njohur italian “Linea Verde” në RAI u ndalen në Lezhë, ku pjesë e emisionit të tyre për veriun e shqipërisë do të jetë dhe ky rajon.Xhirimet e tyre nisen në fshatin Fishtë një zonë e cila ka njohur zhvillin të jashtëzakonshem në sektorin e agroturizmit gjatë viteve të fundit, për të vijuar më pas me Kallmetin dhe pikat e tjera turistike dhe historike.
Përmes këtij emsioni do bukuritë e veriut të shqipërisë thotë drejtuesi i programit “Linea Verde” Lino Zani, i cili falenderon Radio Televizonin Shqiptar për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Prezantuesja Giulia Capocchi thotë se Italia dhe Shqipëria kanë shumë të përbashkëta me njëra tjetren dhe është e rëndësishme zbulimi dhe promovimi i bukurive të këtyre dy vendeve.
“Linea Verde” tregon për territorin Italian, por jemi të kënaqur që kemi ardhur këtu në shqipëri sepse është një tokë e ngjashme, si për natyren ashtu edhe nga njerezit.Janë disa vende të fshehta mjaft të mrekullueshme që askush nuk i imagjinon cfarë bukurie kanë.Të duket sikur janë në ndonjë vend ekzotik shumë larg dhe jo në shqipëri.Në të vërtete këtu janë të gjitha ka ajer të paster, ka male, ngjyra të mrekullueshme si dhe njerezit që bëjnë diferencen, të mire e të dashur. Kjo është ajo që kanë të përbashket Italia me Shqiperinë.Ju ftoj ftoj ta ndiqni këtë puntate të emisionit tonë për veriun e shqipërise, pasi do të jetë prezantimi më i bukur për shqipërinë.
Emisioni “Linea Verde” prej 40 vitesh transmetohet në RAI. Ai ka në fokus zhvillimin e agroturizmit dhe promovimin e bukurive natyrore, jo vetëm në Itali , por edhe jashtë saj. Emisioni dedikuar veriut të shqipërise pritet të transmetohet në ditën e parë të muajit qershor, në orën 14 në Rai 1.