Me shume se 2 mije protestues jane nisur nga Lezha, ne tubimin e organizuar nga PD. Ne menyre te organizuar simpatizant te PD por edhe qyterar jane nisur rreth ores 09:00 me Autobuse si dhe makina private. Ne disa makina private ra ne sy edhe targa e makines se ish Ministrit Tahiri. Ne nisje te protestuesve Deputetja e PD ne Qarkun e Lezhes Lindita Metaliaj tha se populli eshte ndergjegjesuar dhe po ngrihet ne proteste sot, kunder kesaj qeverie te korruptuar dhe narkokryeministrit Edi Rama.
Metaliaj tha se protesta do te jete paqesore dhe se nga Lezha do te marrin pjese me shum se 2 mije protestues. Gjate nisjes nuk u vu re asnje uniforme policie, per monitorimin e situates per ndonje incident te mundshem. Nderkohe LSI nuk ka bere zyrtare numerin qe do te marrin pjese ne protesten e PD, organizuar ne Kryeqytet.