Pavaresisht se është një zonë turistike me fluks të lartë, në Lezhë nuk ka asnjë udhërrëfyes turistik. Me gjithë përpjekjet e mëparshme me kurse nga Qendra e Formimit Profesional Shkodër, që rezultoi e padobishme pasi certifikata nuk njihej nga Ministria e Turizmit, udhërrëfyesit turistik nuk u formuan për Lezhën.

Duke parë këtë nevojë emergjente dhe të domosdoshme, Bashkia e Lezhës, ndërhyri duke afruar zgjidhje për të rinjtë e interesuar. Në bashkepunim me Poseidon Travel është siguruar kursi për udhërrëfyes turistik i akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, duke mundësuar dhe pagesën e 50% të vlerës së çertifikimit ndërsa pjesa e mbetur do të mbulohet nga kursantët.

Gjatë takimit sensibilizues për nxitjen e të rinjve që të bëhen pjesë e kursit për udhërrëfyes turistik, përfaqësuesja e Poseidon Travel u ndal tek kriteret që duhen plotësuar.

Me këtë lëvizje, Bashkia Lezhë synon të ndikojnë tek turizmi duke mundësuar edhe një shërbim thuajse të munguar në këtë zonë. Kurikula do të jetë e plotë dhe e azhornuar me të rejat që vinë nga fusha e turizmit duke mundësuar kushtet me të mira për të interesuarit.

Artikulli paraprakRRITJA E ÇMIMIT TË UJIT,QYTETARËT: E PAPËRBALLUESHME
Artikulli tjetërVINOTEKË, BANORËT KËRKOJNË RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS