Sigurimi i një toke ku të prehen të vdekurit është kthyer në sfidë në Lezhë.Në varrezat publike të qytetit në Gryk Zezë prej vitesh nuk ka më hapesira për varre, ndërsa vendi që u përcaktua për varreza në Gocaj është i papërshtatshem, pasi përmbytet.Në këto kushte kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se do të përcaktohet një vend tjeter për varreza, por pa dhënë një afat se kur mund të zgjidhet ky problem mjaft shqetësues.
Në mungesë të hapesirave qytetaret e Lezhës kanë nisur të prishin varret ekzistuese për të varrosur të vdekurit, ndërsa në Gocaj refuzojnë ti qojne, pasi pjesen më të madhe të kohes toka përmbytet dhe është nën uje.
https://youtu.be/D1SM9oF89bU