Qyteti i Lezhes me histori 2500 vjeçare, nuk ka nje muze prej afro 30 vjetësh. 841 objektet e zbuluara nder shekuj qendrojne te mbyllura ne bodrumin e bibliotekes, ndersa nje pjese e mire e tyre po degradohen dita dites. 841 objektet qe paraqesin traditen e zones se

Zadrimes, Kallmetit e madje dhe Mirdites, nuk kane qene qe prej vitit 90 te aksesueshme per turistet dhe vizitoret.Ne bodrum jane qe nga veshjet karakteristike te krahinave te ndryshme, nje numer i madh bizhush sermi e deri te nje koleksion armesh me rreth 17 pistoleta te vjetra

Zefi thote se pjesa me e mire do te ekspozohen ndersa pjesa tjeter do te vijoje te jete e magazinuar

Ndertimi i nje muzeu u pa si nje domosdoshmeri e madhe ngaa ana e Bashkise Lezhe. Ermal Paci tregon se ky projekt po behet me kosto zero.

Pjesa me e madhe turisteve qe vizitojnë Memorialin e Skënderbeut apo Kalanë Mesjetare, detyrohen ta ndërpresin aty turin, pa mundur te shohin nga afër objektet etnografike te Lezhes. Turizmi kulturor e historik në Lezhe tërheq çdo vit mbi 25 mije vizitorë e turiste, por kjo shifer mund te ishte me e larte nese do te kishte edhe muze te kultures apo arkeologjise.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHIRINGAT E DROGËS NË QENDËR TË QYTETIT
Artikulli tjetërSHKODËR, MINISTRI KLOSI: KRIM MJEDISOR NDOTJA NË BUNË