80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashist u përkujtua edhe në Lezhë. Në nderim të kësaj ngjarje të rëndësishme, veteran të luftës, pasardhes të familjeve të dëshmoreve dhe përfaqësues të institucioneve vendosen kurore me lule dhe bënë homazhe pranë varrezave të dëshmoreve.

Kryetarja e Organizatës së Veteraneve dhe Pasardhësve të tyre në Lezhe Marte Simoni, solli në kujtese sakrifricen dhe kontributin e të gjithë atyre që dhanë jeten për çlirimin e vendit.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu vlerësoi kontributin dhe sakrificen e të gjithë atyre që u përfshinë në luften për mbrojtjen e atdheut.

Aktiviteti i organizuar nga Bashkia Lezhë për 80-vjetorin e Çlirimit u mbajt në kushte të vështira atmosferike, ndërsa në këtë ceremoni nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i opozitës.

Artikulli paraprakMURTAJA AFRIKANE E DERRAVE NË LEZHË, AUTORITETI KOMBËTAR U VETERINARISË: NUK JANË EVIDENTUAR RASTE TË REJA
Artikulli tjetërSHKODËR, 80 VJETORI I ÇLIRIMIT