Edhe Lezhjanet kane perkujtuar sot 106-vjetorin e shpalljes se pavaresise se Shqipërisë.Ne kuader te kesaj dite aktivitet nisen me ngritjen e flamurit ne oren 10 dhe vendosjen e
kurorave me lule pranë obeliskut te Beselidhjes, ndersa te pranishem ishin autoritet lokale, perfaqesues te nga komunitetet fetare,dhe dhjetra qytetetar.
Kryetari i Bashkise Lezhe, Fran Frrokaj, u shpreh se 28 nentori eshte nje nder datat me historike te kombit shqiptar, ndersa prefekti Gjergj Prendi percolli urimin e tij per festen e pavaresise.
Ne kete aktivitet ra ne sy mungesa e deputeteve te majte dhe te djathte.Me tej aktivitet ne nderim te festes se flamurit, u zhvendosen ne pallatin e kultures ku u organizua nje koncert festiv nga Bashkia Lezhe, ku u percollen kenge dhe valle patriotike nga artistet e pranishem.