Pasditja e 5-nëntorit ishte e veçante në kishen e Martireve në Blinisht të Lezhës.Banore të Zadrimës dhe Priftërinjt të Dioqezes së Sapës, u bënë bashkë për të përkujtuar 8-vjetorin e lumnimit të 38-martireve shqiptare të fesë, eshtrat e tre prej të cilëve, At Ndoc Suma, Dom Luigj Prendushi dhe Vinçens Prenushi prehen pikërisht në këtë kishe.Rituali fetar nisi me një ecje në rrugë të titulluar “Në gjurmet e Martireve”, ndërsa mesha e shenjtë në nderim të tyre i mbajt dhe në katedralen e Shën Nikollit në qytetin e Lezhës

Duke folur para besimtareve ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale tha se sot kisha është e përsekutuar në mbare boten.

Martirët e lumë të Shqipërisë janë 38 shenjtorët e vrarë përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri pas vitit 1945. Më 5 nëntor 2016 Vatikani i shpalli të lumë për kontributin që dhanë dhe vuajtjet, duke dhënë jeten për fe dhe atdhe.

Artikulli paraprakVITI 2024 MË SHUMË ZJARRE NË SHKODËR
Artikulli tjetërBARDHAJ, BANORËT KËRKOJNË RRUGË