Për të përshkuar 20 km rruge nga Miloti në Shëngjin, duhen rreth 3 orë.Kjo është situata që përballen çdo sezon veror pushuesit që zgjedhin bregdetin e Lezhës për të kaluar pushimet verore.

Rruget e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve, duke sjellë trafik të rënduar e shpesh here kaos total në lëvizje.Mungesa e infastruktures po e dëmton turizmin thotë eksperti Leornard Seferi, sipas të cilit nuk është aspak normale që në vitin 2023 të flasim për problematika të tilla.

Autostrada Milot-Balldre, ura e re që po ndërtohet mbi lumin Drin dhe parkingjet nëntokësore do të çlirojnë trafikun thotë kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

Sezoni turistik ka 5 fishuar numrin e automjeteve që lëvizin në rruget e Lezhës, ndaj dhe policia rrugore ju bën thirrje drejtuesve që të përdorin rruget dytësore për të shmangur sadopak trafikun e rënduar.

Artikulli paraprakAMORTIZIMI I RRUGËS “SHTATË SHALJANËT”
Artikulli tjetërDY AKSIDENTE NË LEZHË, NJË I PLAGOSUR